GazetaMax
Lajme

Albi Qamili: Nga fillimet politike pranë Kasamit, tani beteja për Kapitullin e dytë të Tetovës

Albi Qamili është zyrtarizuar si bartës i listës së Koalicionit VLEN për zgjedhjet në Tetovë. Ai e ka bërë të ditur këtë përmes një shkrimi publik, ku ka ndarë rrugëtimin e tij politik që nga adoleshenca e deri sot.

Qamili kujtoi se interesimi i tij për politikën nisi në vitin 2014, kur ende si gjimnazist 16-vjeçar, ai dhe bashkëmoshatarët e tij ndienin mungesën e përfaqësimit të rinisë në vendimmarrje.

“Që nga ajo ditë e deri më sot, kam besuar se politika është mjeti për t’i ndryshuar gjërat dhe se rinia duhet të jetë forca përcaktuese e këtij procesi,” u shpreh ai.
Ai theksoi se përgjatë 12 viteve është angazhuar me përkushtim në jetën politike, duke qëndruar pranë kryetarit Bilall Kasami. “Kam qenë pranë kryetarit Kasami që nga momenti kur nisa të mendoj politikisht, dhe sot e ndjej nder të jem krah tij në betejën për Kapitullin e Dytë të Tetovës,” tha Qamili.

Në përfundim, bartësi i listës së VLEN në Tetovë shprehu besimin se kjo përpjekje do të kurorëzohet me sukses, duke uruar që “dalim faqebardhë”.

Related posts

Me konsensus nacional, është i mundur anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

Gazeta Max

Ruskovska: Arsyet e suspendimit tim janë Spasovski dhe rasti “Besa Trans”

Gazeta Max

Nga nesër në Shkup fillon spërkatja kundër mushkonjave nga toka dhe me avion

Gazeta Max