Bartësi i listës për këshilltarë të koalicionit VLEN në Tetovë, Albi Qamili, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës dhe kandidat për një mandat të dytë, Bilall Kasami, ministrin Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë, zhvilloi takim me banorët e Reçicës së Madhe.
Në këtë tubim, Qamili theksoi se projektet e nisura në këtë fshat janë dëshmi e punës konkrete të qeverisjes aktuale, duke përfshirë edhe rregullimin e rrugës përgjatë lumit, e cila do të lidhë drejtpërdrejt fshatin me autostradën.
“Tetova po ndryshon me veprat e Bilall Kasamit, dhe më 19 tetor, edhe Reçica e Madhe do të jetë me një zë për të hapur Kapitullin e Dytë të zhvillimit”, u shpreh Qamili.