Bartësi i listës së VLEN-it për Tetovën, Albi Qamili, ka ri-shpërndarë një fotografi të publikuar më herët nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ku paraqiten disa nga projektet e reja që po realizohen në qytet. Përmes këtij postimi, Qamili ka theksuar se zhvillimi i Tetovës është i pandalshëm.
“Në një fotografi: rruga e re, çerdhja e re, pishina në ndërtim e sipër. Tetova s’ndalet”, ka shkruar Qamili.
Ai shtoi se këto projekte janë dëshmi e punës konkrete që po bëhet për qytetarët, duke theksuar se Tetova po hyn në një fazë të re zhvillimi, me investime të dukshme në çdo lagje të qytetit.

