Kreu i BDI-së përmes një postimi sot ka përkujtuar Gjeneral Xheladin Gashin – Komandant Plakun.
Ja çka shkruan Ahmeti:
Çdo pranverë ruan të freskët tek unë kujtimin për mësuesin atdhetar, luftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, Gjeneral Xheladin Gashin – Komandant Plakun.
Rrugët e jetës na u bashkuan mbi të njejtin ideal, atë të dinjitetit kombëtar dhe të lirisë së Kosovës nga viti 1989 dhe vazhdoi deri në çastet e fundit të jetës së tij të punojë në shërbim të çështjes kombëtare.
Me krenari do të rrëfej gjithmonë vitet e veprimit me të në istikamet e lirisë. Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Xheladin Gashit – Plakut!