GazetaMax
Ballina

Ali Ahmeti: Elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti n; 23 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë ka uruar që elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë.

23 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike, shkruan mes tjerash Ahmeti.

33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë.

Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë.

Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e Ohrit.

23 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike.

Andaj, në këtë përvjetor të pavarësisë, vlerësoj që elitat politike maqedonase duhet të vetëdijësohen për përgjegjësinë e madhe që e kanë në ndërtimin e shtetit duke respektuar vullnetin politik të shqiptarëve dhe barazinë, sepse ky shtet është i të gjithë neve dhe nuk ndërtohet dot duke mos e respektuar legjitimitetin etnik.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1053393852821403&set=a.465898708237590

Related posts

Intervista që dha për mediat serbe, Edona: Jam paguar shumë, por nuk e kam bërë për ta dëmtuar Kosovën

Gazeta Max

Ushqimet që djegin yndyrën e barkut

Gazeta Max

Tre çmimet për paqe prej 47.500 eurosh, Zaev i destinoi në fondin kundër Covid 19

Gazeta Max