GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 7 gusht në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe përkrahur nga bota demokratike.

“Lufta e popullit shqiptar, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë dhe e përkrahur ndërkombëtarisht. Paslufta ka sjellë shumë procese gjyqësore që e kanë vërtetuar këtë çiltërsi”, ka shkruar ai.

Ahmeti e ka cilësuar të papranueshme që drejtësia për shqiptarët të bazohet në procese të cilat, sipas tij, ndikohen nga faktorë si Rusia dhe Serbia. Ai ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës që është thirrur nga organizatat që kanë dalë nga lufta e UÇK-së.

Protesta do të mbahet të mërkurën, më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Related posts

Java e kontrolleve falas dhe konsultimeve me pacientë në menopauzë në KGJO

Gazeta Max

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Gazeta Max

Doktori nga Kumanova: Aleanca më keqpërdori

Gazeta Max