GazetaMax
Ballina

Ali Ahmeti lideri më i besuar i shqiptarëve thotë sondazhi i fundit nga IPRG

PËR PERCEPTIMIN E QYTETARËVE MBI REJTINGUN E PARTIVE POLITIKE DHE POLITIKANËVE

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë – Shkup, në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023 ka realizuar sondazh telefonik (anketë) në mostër përfaqësuese në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në anketë, qytetarët i kanë shprehur qëndrimet e tyre për mbështetjen për partitë politike dhe politikanët.

Hulumtimi është realizuar në mostër përfaqësuese prej 1050 të anketuarve, duke marrë në konsideratë karakteristikat përfaqësuese të popullatës. Gjatë realizimit të anketës, vëmendje u është kushtuar specifikave demografike të popullsisë, si përkatësia etnike, gjinia, vendbanimi dhe njësitë zgjedhore.

Hulumtimi është realizuar për nevojat e IPDV me qëllim që të analizohet rejtingu i partive dhe politikanëve. Kjo anketë është realizuar me mjetet financiare të Institutit.

Bashkëngjitur ua prezantojmë rezultatet e hulumtimit:

Për cilën parti do të votonit nëse javën e ardhshme do të kishte zgjedhje parlamentare?
  %
LSDM 12,6
VMRO-DPMNE 19,5
BDI 5,3
Aleanca për Shqiptarët 4,5
BESA 2,4
Lëvizja Demokratike 1,8
E Majta 3.2
Alternativa 0,9
Parti tjetër 4,5
Nuk e di/Nuk ka përgjigje 4.5
Asnjërën 29,4
Nuk dëshiron të tregojë 11,4
Gjithsej   100%

Cilit politikan i besoni më shumë?

  %
Dimitar Kovaçevski 9.1
Hristian Mickovski 16.9
Stevo Pendarovski 6.1
Zoran Zaev 1.5
Ali Ahmeti 5.1
Arben Taravari 4.8
Billal Kasami 1.9
Izet Mexhiti 2.1
Dimitar Apasiev 4.2
Tjetër 4.5
Nuk e di 3.3
Asnjërit   40.5
Gjithsej 100%

 

Related posts

Regjistrimi i fëmijëve të porsalindur/ drejtori Sulejmani: Me e-shërbimin lehtësojmë procedurat

Gazetamax.mk

Lloga: Si “Front Europian” e kemi pasur ftesën e VMRO për të biseduar për çështje të rëndësishme

Gazetamax.mk

Osmani: Lehtësimi i jetës së njerëzve është prioritet në kryesimin tonë me OSBE-në

Gazetamax.mk