GazetaMax
Lajme

Ali Ahmeti nga Ferizaj: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit dhe heronjve të Epopesë së Jezercit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot mori pjesë në Ferizaj në Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit dhe heronjve të Epopesë së Jezercit.

Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi se sakrifica e bijve dhe bijave më të shtrenjtë të kombit është themeli i lirisë së sotme. “Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë,” u shpreh ai.

Ahmeti rikujtoi rëndësinë historike të Epopesë së Jezercit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, duke i lidhur ato me kujtimin për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin. “Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë,” tha lideri i BDI-së.

Në përmbyllje, Ahmeti përcolli mesazhin e tij të përhershëm të nderimit dhe mirënjohjes:

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit!

Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!

Related posts

Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete

Gazeta Max

Ministri Sali me njoftim: Janë siguruar 140 milion denarë për “Trikafta”

Gazeta Max

Puna e Qeverisë përgjatë vitit 2022, si qëndron gjendja me investimet e huaja?

Gazeta Max