Të jetosh në epokën e Ali Ahmetit sa është privilegj, është edhe detyrim. Sepse të rrallë janë ata liderë që brenda harkut të veprimtarisë së tij, të prodhojë aq shumë energji vepruese për të tjerët, sa Ali Ahmeti. Strateg në luftë, diplomat i rryer në paqe, Ali Ahmeti tash më është bërë shkollë politike për brezat e rinjë të shqiptarëve
Opinion: Top-shqip.mk
Për leckamanët që erdhën pa legjitimet popullor në pushtet, çdo lëvizje e Ali Ahmetit paraqet rrezik për ardhmërinë e tyre politike. Nuk e paskemi ditur se sa frymëzues qenka Ali Ahmeti për këta leckamanë, madje edhe atëherë kur merr pjesë në një tubim në Prishtinë në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Kur dështojnë përmes zgjedhjeve ta mundin Ali Ahmetin, leckamanët shpikin metoda të tjera linçuese, duke pretenduar se pështymosja e tyre është më e fuqishme se fjala kumbuese e Ali Ahmetit në Prishtinë. Pra, sa më shumë që nxjerin pështymë, aq më i paqartë bëhet artikulimi i tyre, sepse tharja e gjuhës iu shkakton kakofoni dhe dërdëllisje.
Mbrojtja e çlirimtarëve në Prishtinë, nuk është hallka e vetme e Ali Ahmetit që e lidhë me kauzën e madhe të Kosovës. Ai këtë kauzë e ndërtoi, bashkë me shokët që po gjykohen në Hagë, duke qenë aktiv që nga rinia e hershme në lëvizjet revolucionare që si synim përfundimtar kishin heqjen e dominimit të huaj mbi shqiptarët.
Fjalët e Ali Ahmetit në Prishtinë i mori gjithë bota. Ato fjalë zunë vend edhe në mediat ndërkombëtare. Të gjithë ata që kanë ndjekur ato fjalë, kanë mundur të dallojnë dy gjëra tek ai: E para – zërin e fuqishëm të një avokati të denjë të çështjes kombëtare dhe, e dyta – protagonistin e pazëvendësueshëm të të gjitha proceseve shtendërtuese në Kosovë e Maqedoni.
Ali Ahmeti është ndër liderët e vetëm shqiptarë që në ADN-nënë e tij politike nuk ka ndonjë kufi rajonal, administrativ apo shtetëtëror. Harta e veprimit të tij atdhetar tejkalon suazat e ngushta të një gjeografie, sepse në gjithë rrugëtimin e tij patriotik dimensioni etnik shkonte përtej vendlindjes së tij. Ky dimension prekte edhe kufinjtë më të largët të gjeografisë shqiptare, ashtu siç u përhapën edhe xixat e rrezistencës kryengritëse në gjithë hapësirën e banuar me shqiptarë në fund të shekullit të kaluar dhe në fillimit të këtij shekulli.
Prandaj të jetosh në epokën e Ali Ahmetit sa është privilegj, është edhe detyrim. Sepse të rrallë janë ata liderë që brenda harkut të veprimtarisë së tij, të prodhojë aq shumë energji vepruese për të tjerët, sa Ali Ahmeti. Strateg në luftë, diplomat i rryer në paqe, Ali Ahmeti tash më është bërë shkollë politike për brezat e rinjë të shqiptarëve dhe të gjithë ata që do ta ndjekin modelin e tij, do të arrijnë të vendosin dy shtylla në karrierëne tyre: Qëndrueshmërinë përballë sfidave dhe mos shmangien e synimit për të arritur objektivin e dëshiruar.
Ky është edhe problemi kryesor i gjithë atyre që me zvarritjen e breshkës duan t’i bëjnë konkurrencë maratonës gjikante të Ali Ahmetit. Sa më të gjata të bëhen këto zvarritje, aq më e dukeshme bëhet pesha dhe rëndësinë që ka Ali Ahmeti si lider dhe si patriot në të gjitha konstelacionet e zhvllimeve kombëtare në pesë dekadat e fundit.