GazetaMax
Sport

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në kuadër të unionit shqiptar të drejtuar nga Esat Çollaku.

“Në takimin me krerët e shoqatave shqiptare në Kroaci, të organizuar nga Esat Çollaku, kryetar i Unionit Shqiptar, bashkëbiseduam për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e shqiptarëve në vendet e tyre në rajon.

U dakorduam që e ardhmja europiane është synim i përbashkët për të gjithë ne dhe që të gjitha forcat shoqërore duhet të bashkërendisin përpjekjet për ta arritur këtë qëllim, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët duhet të janë mirënjohës për jetë të jetëve ndaj 🇺🇸 sepse luftën e fituam me gjak, e lirinë me aleatë.

Jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe krenarë për arritjet e bashkëatdhetarëve tanë në 🇭🇷.” shkruan Ahmeti në Facebook.

Related posts

Habia me Albion Markun, trajneri Silvinjo nuk e ka idenë kush është

Gazeta Max

Konte: Momenti vendosës për titullin ishte barazimi ndaj Interit në “Maradona”

Gazeta Max

Sjellja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe skandaloze – Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme!

Gazeta Max