GazetaMax
Lajme

Alternativa: Aleancës nuk i duhen funksione për t’i votuar ndryshimet kushtetuese

Shkup, 23 janar – “Alternativa” nuk ka nevojë të negociojë me “Aleancën për Shqiptarët”. Është e qartë se roli i tyre për momentin është ta amortizojnë përçarjen në BDI, thonë nga partia në deklaratën për MIA-n rreth negociatave për hyrjen e ASH-së në Qeveri.

Sipas tyre, është logjike që ai që ndodhet në vështirësi të jetë i gatshëm të kompensojë duke hequr një pjesë të resoreve që për momentin i udhëheqë.

“Është zgjedhja e tyre. Megjithatë, është logjike që ai që është në vështirësi të jetë i gatshëm të kompensojë me lirimin e një pjese të resurseve që për momentin është duke i udhëhequr. Dëshirojmë ta potencojmë këtë. Aleancës nuk i duhen funksione për të votuar ndryshimet kushtetuese, nëse janë të sinqertë në përkushtimin e tyre për BE-në. Njëherësh, nuk e pranojmë tezën se për arsye se Alternativa ka më pak deputetë të Aleancës, duhet të paguaj çmimin politik me lëshime kadrovike. Gjithsecili që harron që vetëm para 12 muajsh, Alternativa ishte faktor kyç për shpëtimin e Qeverisë dhe me atë mundësoi bisdimet me BE-në, gjegjësisht e minon dhe rrezikon potencioalin e koalicionit të forcave proevropiane në Maqedoninë e Veriut. Nëse marrëveshja politike me Alternativën nuk respektohet deri në fund, pse dikush tjetër do të besonte se ia vlen të bashkohet me ata që nuk i përmbushin obligimet?”, potencojnë nga Alternativa.

Nga Aleanca për Shqiptarët, sot për MIA-n konfirmuan se gjatë kësaj jave do të mbahet takim i Kryesisë së partisë, ku duhet të formohet komision për negociata me Qeverinë. Potencojnë se më pas do të organizohet referendum në degët e partisë dhe do të kërkohet mendimi i strukturave lokale.

Të shtunën mbrëma, pas përfundimit të Kuvendit qendror të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i partisë Arben Taravari, tha se kanë pasur diskutim të frytshëm për këtë temë, se një pjesë e anëtarëve kanë qenë “pro”, disa “kundër”, si edhe se kryesia qendrore e partisë duhet ta marrë vendimin përfundimtar.

Ai sqaroi se komisioni duhet ta zgjedhë kryesinë e partisë.

“Kryesia qendrore do të zgjedhë një komision i cili zyrtarisht do të fillojë negociatat dhe do të shohim, do të sjelim konkluzë në Kryesinë qendrore nëse do të vazhdojë ose do të ndërpritet plotësisht. Pati diksutim të frytshëm. Megjithatë për zgjidhjet kadrovike nuk kemi folur aspak. Më shumë për pjesën e programit ku duhet pasur kujdes dhe të insistojë Aleanca në qoftë se bëhet pjesë e Qeverisë”, tha Taravari.

Related posts

NATO: Përfshirja në Partneritet për Paqe kërkon miratimin e vendeve anëtare

Gazetamax.mk

LSDM: Po fundosen gënjeshtrat e Mickovskit

Gazetamax.mk

Taravari – Ageler: Integrimi i vendit në BE është e vetmja rrugë që garanton zhvillim, prosperitet dhe stabilitet

Gazetamax.mk