GazetaMax
Lajme

AlternAtivA: E përshëndesim nismën e SHBA për luftën kundër korrupsionit

Shkup, 6 Dhjetor – AlternAtivA e përshëndet nismën e partnerit tanë strategjik, Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, për t’u ballafaquar dhe për ta luftuar korrupsionin politik në Maqedoninë e Veriut.

Neve na vjen mirë që kjo përputhet me propozim-amendamentin kushtetues të Alternativës, me të cilin duhet të sanksionohet pamundësia që lëndët e korrupsionit politik, për ndjekjen penale të veprave të shkaktuara nga personat e emëruar ose të zgjedhur në të gjithë nivelet te pushtetit, të mos mund të vjetrohen.

AlternAtivA është partia e parë politike që nga gjendja e pozitës së partnerit të koalicionit qeveritar e propozon një zgjidhje të tillë. Po ndodh për herë të parë më historinë e shtetit që AlternAtivA del me një mekanizëm normativo-jurudik për t’u ballafaquar me korrupsionin politik.

Me këtë rast apelojmë te të gjithë faktorët e tjerë politike që ta pranojnë propozimin tonë dhe përfundimisht të gjithë të dëshmojmë me vepër se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me vesin më të ligë shoqëror, e cila i tangon qytetarët, i shpërngulë të rinjtë dhe e devalvon politikën si profesion.

Related posts

Qarkullimi rrugor po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë lagështa

Gazetamax.mk

Kovaçevski në takim në KE/ KOELLA: Hap i ri përpara në eurointegrimet

Gazetamax.mk

“Fotografitë e ditës” të Talat Xhaferit

Gazetamax.mk