GazetaMax
Lajme

Alternativa takim me degën në Tetovë

Shkup, 24 Janar – Kryetari i Alternativës Afrim Gashi i shoqëruar nga ministrat Bekim Sali dhe Admirim Aliti sidhe nënkryetarin e parlamentit Hysni Ismaili sonte kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim ne strukturat e Degës së Tetovës ku na janë diskutuar rrethanat e krijuara dhe mundësia e ritjes së shumicës parlamentare.

“Sonte në mbledhjen e Kryesisë së Degës së Alternativës në Tetovë kishim kënaqësi ta kemi Trupin Operativ Koordinativ (TOK ose Kryesia e Ngushtë).

Me këtë rast, në prani të kryetarit të partisë, z. Afrim Gashi, nënkryetarit të Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, ministrave Bekim Sali e Admirim Aliti, si dhe nënkryetarëve të partisë, sekretarit të përgjithshëm e sekretarëve të tjerë, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm, kolegial e vëllazëror për gjendjen e gjithmbarshme politike në vend, si dhe për veprimtarinë konkrete të Alternativës në situatën aktuale politike.

Me këtë rast, anëtarët e Kryesisë së Degës së Tetovës kishin mundësi të informohen drejtpërdrejt për mundësinë e rritjes së shumicës parlamentare, për qëndrimin e Alternativës kundrejt këtij zhvillimi, si dhe për detyrimet e funksionarëve të Alternativës në pushtetin ekzekutiv dhe drejtoritë përkatëse.” thuhet në njoftimin e AAA-së

Related posts

Ndryshimi i Kushtetutës do të zgjatë së paku 3 muaj e gjysmë, çfarë parasheh rregullorja?

Gazeta Max

Ivanovska me rezerva për zgjedhjen e Islam Abazit si kryeshef i Prokurorisë NKOK

Gazeta Max

Dimitrievski: Ka pasur njerëz që janë përgjakur që Talat Xhaferi të bëhet kryetar i Kuvendit

Gazeta Max