Kryetari i ri i zgjedhur i Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në një vizitë urimi Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja. Ambasadori ishte ndër të parët që e uroi personalisht Mexhitin për fitoren në zgjedhje.
Mexhiti e cilësoi takimin si një gjest me rëndësi të veçantë, jo vetëm në aspektin personal, por edhe si simbol i marrëdhënieve të forta mes dy vendeve dhe dy popujve që ndajnë gjuhë, ndjenjë dhe ideal të përbashkët.
“Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe respektin. Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së ardhmes sonë të përbashkët”, theksoi Mexhiti.
Vizita u vlerësua si konfirmim i mbështetjes dhe partneritetit të vazhdueshëm mes institucioneve të të dy shteteve.

