GazetaMax
Lajme

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Rusia ka filluar të ndiejë peshën e sanksioneve

Ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, teksa fliste në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” mbi luftën në Ukrainë, u shpreh se ka një frymë pozitive drejt rrugës së një marrëveshjeje për statusin neutral të Ukrainës, edhe pse nuk është arritur ende një dakordësi.

Sipas tij, Këshilli i Sigurimit e ka izoluar Rusinë në planin ligjor dhe ndërkombëtar, duke e lënë të vetëm.

Sa iu përket përpjekjeve të Perëndimit për t’i dhënë fund luftës, diplomati u shpreh se e kanë ndihmuar Ukrainën të rezistojë.

“Sa më e fortë rezistenca ukrainase, aq më shumë shtohen bombardimet dhe sulmet raketore. Ka pasur edhe lajme të ndryshme lidhur edhe me ofertën që Ruisa ka propozuar për Ukrainën, ka të bëjë me armëpushimin, pjesë të tjera të elementëve ka të bëjë më çështjet territorial, çështjen e Krimesë. Deri tani ka një frymë pozitive që të ecet dhe përparohet për të arritur një marrëveshje për statusin neutral të Ukrainës. Por deri tani nuk ka asnjë dakordësi…Këshilli i Sigurimit është mbledhur të paktën 10 herë. Për fat të keq, duke pasur fuqinë dhe peshën e Rusisë, Këshilli nuk ka qenë në gjendje të arrijë një konkluzion, por e ka izoluar Rusinë në mënyrën më absolute në çdo diskutim e përballje, dhe ka treguar sesa e vetmuar ndodhet sot Rusia. Tre javët e para të luftës, situata në terren ka treguar që zgjedhja e bërë nga Perëndimi ka qenë e saktë, e duhura. Perëndimi ka zgjedhur ta ndihmojë ushtarakisht për vetëmbrojtje ushtrinë e Ukrainës, ka zgjedhur të ekspozojë Rusinë duke e lënë të vetëm dhe të izoluar më planin ligjor dhe ndërkombëtar, si dhe ka mobilizuar format e ndryshme të ndihmës dhe të solidaritetit ndaj Ukrainës. Përpjekjet e deritanshime kanë treguar që e kanë ndihmuar Ukrainën të rezistojë. Rezistenca e ukrainasve ka qenë surprizuese. Rusia ka filluar të ndiejë peshën e sanksioneve.”

Related posts

Tensione në Veri, ose paradhoma e një protektorati rë ti!

Gazetamax.mk

EDITORIAL / Pa e ç’rrënjosur korrupsionin s’ka integrim në BE

Gazetamax.mk

Kolona ruse jashtë Kievit nuk ekziston më? – Çfarë thotë Pentagoni

Gazetamax.mk