Saturday, May 2, 2026

Lajmi në kohë reale

Amina iku nga ferri/ Monstrat Suvad dhe Maida Dedić, të dënuar më parë për keqtrajtim brutal të fëmijëve

Opinioni publik në Bosnje dhe Hercegovinë është tronditur nga arratisja e 18-vjeçares Amina Dželilović-Dedić nga Bugojno, e cila shpëtimin nga torturat e kërkoi te një fqinje.

Amina u gjet në gjendje shumë të rëndë — e zhveshur, zbathur dhe e ngrirë nga i ftohti — pas së cilës i dha policisë dëshmi për keqtrajtimet që kishte përjetuar në shtëpinë e bashkëshortit të saj, Rifet Dedić (23).

Ky rast rëndohet edhe më shumë nga fakti se prindërit e Rifetit, Suvad dhe Maida Dedić, kishin qenë të dënuar edhe më herët për keqtrajtim të tmerrshëm të fëmijëve.

Të njohur në opinion si protagonistë të rastit “Fritzl-i boshnjak”, ata për shtatë vjet kishin torturuar sistematikisht vajzat e Suvadit nga martesa e parë.

Pavarësisht vendimeve gjyqësore, i njëjti model izolimi dhe thyerjeje psikologjike është përsëritur edhe ndaj viktimës së re, gjë që hap pyetje serioze mbi punën e institucioneve përgjegjëse dhe efektivitetin e dënimeve të mëparshme.

Latest Posts

Mos e humb lajmin