GazetaMax
Lajme

Analizë: Qytetarët kanë harxhuar mbi 50 milion euro në testime për Covid

Shkup, 10 maj – Më tepër se 50 milion euro qytetarët kanë harxhuar nëpër laboratoritë private që të bëjnë teste për Covid. Janë bërë rreth 1,5 milion teste për korona që nga fillimi i pandemisë e deri më sot. Këto statistika janë llogaritur duke marë parasysh çmimin mesatar të PCR testeve prej 2,800 denarëve, që është 2/3 e testimeve të përgjithshme në Maqedoni. Këtë analizë e ka realizuar portali “Pari”, transmeton Zhurnal.

Në fillim të pandemisë, PCR testet realizoheshin nga 6000 denarë, e më pas përmendeshte çmimore prej 2,500 denarëve, që më vonë, si laboratori e re, me çmime të reja promotive, erdhi Nikob Lab me nga 1000 denarë. Antigen testet e shpejta, të cilat marin pjesë me 1/3 e numrit të përgjithshëm të testeve, ishin me çmim më të ulët, rreth 1000 denarë.

Çmimet momentale të testeve për korona:

Biotek (PCR test 2000 denarë) – (Antigen test – 1000 denarë)
Nikob Lab (PCR test 1400 denarë) – (Antigen test – 1000 denarë)
Avicena (PCR test 2000 denarë) – (Antigen test – 900 denarë)
Sistina – (PCR test 1900 denarë) – (Antigen test – 900 denarë)
Zhan Mitrev (PCR test 2200 denarë – (Antigen test – 1500 denarë)

Të dhënat tregojnë se për më tepër se dy vite janë bërë 2,013,928 teste për korona. Kështu, vetëm 528,496 teste janë bërë në institucionet shtetërore, 9 rezultate janë regjistruar nga laboratori të huaja, ndërsa 1,485,423 janë bërë në laboratori private. Kështu, konvertuar në përqindje, në shëndetësinë shtetërore janë bërë 26,2% e testimeve, ndërsa në ato private 73,8%, transmeton Zhurnal.

Nga 2,013,928 testime deri tani, pozitiv kanë rezultuar gjithsej 309,310 persona, respektivisht 15,3% e qytetarëve. Sa i përket strukturës së testimeve, 1,361,996 testime kanë qenë PCR ndërsa 651,932 kanë qenë rapid antigen test. Patjetër që të gjitha testet nuk janë bërë për arsye shëndetësore, sepse shumica e tyre janë bërë përshkak protokoleve për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në Biotek janë realizuar 7,4% e testimeve ndërsa Nikob LAb edhe pse laboratori e re në këtë sferë, ka realizuar madje 7% të testimeve, kjo ndoshta përshkak çmimeve më të lira që kishte krahasuar me laboratoritë tjera. Më pas vijon Avicena me 6,9%, Sistina me 4,9% dhe Zhan Mitrev si më e shtrenjta me 4,9%./Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski: Do të shqyrtohen propozimet e VMRO

Gazeta Max

LAJME Moska konfirmon se gjatë natës ka goditur me raketa depot me armë të Ukrainës

Gazeta Max

Konferencë “Qëndrime të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile dhe efektet e grupeve sektoriale të punës”

Gazeta Max