GazetaMax
Lajme

Andonovski: Bashkimi i energjisë dhe përvojës do të sjellë fitore të madhe në Gostivar

Bartësi i listës së Këshilltarëve të VMRO në komunën e Gosrivarit, Martin Andonovski, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Unionit të Veteranëve të partisë. Në këtë takim u shkëmbyen ide dhe përvoja rreth fushatës zgjedhore dhe u theksua rëndësia e bashkimit të brezave përpara sfidave politike që e presin qytetin.

Andonovski falënderoi përzemërsisht veteranët për kontributin e tyre të gjatë në parti dhe për mbështetjen që vazhdojnë të japin edhe sot. Ai nënvizoi se bashkimi i energjisë së të rinjve me përvojën e gjeneratave të mëhershme është garanci për një mobilizim të fuqishëm dhe për një fitore të sigurt më 19 tetor.

“Spërkatja e ideve të reja nga të rinjtë dhe përvoja e pasur e veteranëve është formula që do ta sjellë fitoren e madhe në Gostivar. Ky bashkim është shembulli më i mirë se VMRO-DPMNE është shtëpi e të gjithëve, nga gjeneratat më të reja deri te ata që kanë dhënë shumë për kauzën tonë ndër vite,” u shpreh Andonovski.

Ai shtoi se qytetarët e Gostivarit presin ndryshime të mëdha, të cilat mund të arrihen vetëm përmes një vizioni të qartë dhe një pune të përbashkët.

https://www.facebook.com/share/p/1BMdPr7FyR/

Related posts

“Grupi i zjarrit”, takojnë djalin e heroit kombëtar, Lulzim Adem Jasharin

Gazeta Max

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Gazeta Max

Poloni, arrestohen persona të dyshuar për akte sabotimi për Rusinë

Gazeta Max