GazetaMax
Ballina

Anketa e IRI-t: Grubi ministri shqiptar më i miri

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të mbajë më lart rejtingun e saj politik se sa partitë e tjera në vend. Në anketën e fundit të IRI-t të realizuar në periudhën prill-maj të këtij viti, 19% e të anketuarve kanë deklaruar se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, do të kishin votuar për partinë e Mickoskit.

Mbështetja për LSDM-në shënon ulje dhe tani është në 11%, BDI-ja do të merrte 8% të votave kurse Aleanca për Shqiptarët 5%. 15% e të anketuarve kanë deklaruar se nuk do të votonin kurse 18% janë të pavendosur.

Sa i përket punës së ministrave te shqiptarët, ne pëytjen se cili ministër shqiptar e kryen punën si duhet, të anketuarit shqiptar në sondazhin e IRI janë përgjigjur me 22% për Artan Grubin, 6% për Bujar Osmanin, 5% për Fatmir Bytiqin e LSDM-së, 3 % për Kreshnik Bekteshin, 2 % për Krenar Llogën dhe nga 1% për Fatmir Besimin dhe Azir Aliun.

Related posts

Si të mbani më lehtë në mend ato që lexoni

Gazeta Max

Nora kurrë më shumë nuk është ekspozuar, del pa recipeta

Gazeta Max

Mos konsumoni shumë banane

Gazeta Max