GazetaMax
Lajme

Anketa e UBO për zgjedhjet lokale/ Në Çair, VLEN shkund Frontin Europian

Nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin javën e ardhshme në Komunën e Çairit, qytetarët do t’ia jepnin mbështetjen koalicionit VLEN, që del fitues me një diferencë të theksueshme ndaj Frontit Evropian.

Sipas të dhënave nga anketa e realizuar nga Agjencioni UBO, në pyetjen “Kandidatin e cilit koalicion do ta kishit votuar për kryetar komune?”, 46.0% e të anketuarve janë shprehur në favor të koalicionit VLEN, ndërsa vetëm 34.9% kanë deklaruar se do të votonin për kandidatin e Frontit Evropian. Diferenca prej mbi 11 pikësh përqindjeje konfirmon një prirje të qartë të elektoratit për të rikonfirmuar vullnetin e tyre të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Anketa është realizuar në periudhën 1-7 korrik 2025 dhe pasqyron opinionin e qytetarëve në prag të një vjeshte zgjedhore që pritet të jetë vendimtare për të ardhmen politike të komunës së Çairit.

Related posts

A do të ketë ulje të rrogave në administratën shtetërore? Flet ministrja Trençevska

Gazeta Max

Deputetja e VV-së i kthehet Bajramit: “Çka u ba Hykmete”

Gazeta Max

Rifreskim në kryesinë e ASH-së, njihuni me të rinjtë që u bënë pjesë e saj

Gazeta Max