GazetaMax
Lajme

Anulohet seanca gjyqësore ndaj ish drejtorit të Geriatrisë, Muhsin Arifi

Është anuluar seanca e parë kundër ish-drejtorit të Klinikës së Geriatrisë në Shkup, Muhsin Arifi, i cili akuzohet për marrje të ryshfetit nga një grua që dëshironte që një anëtar i familjes të pranohet në spital. Gjykatësja Lenka Davitkova nga Gjykata Penale shtyu seancën e sotme për shkak të mungesës së avokatit të Arifit, i cili u soll në seancë nga burgu i Shuto Orizarës. Në sallë ishte i pranishëm edhe bashkëpunëtori i tij, kujdestari Blerim Amiti, i cili i ka marrë paratë në emër të Arifit. Bëhet fjalë për 20.000 euro. Seanca e radhës është caktuar për në fund të gushtit.

Related posts

Mickoski: Masat e qeverisë të pa mjaftueshme dhe të vonuara

Gazeta Max

Bashkim Ramosaj takon qytetarët e fshatit Kodrali

Gazeta Max

Mariçiq: Ekipi nga Maqedonia është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut

Gazeta Max