Apeli shtyn për muajin tjetër gjyqi për Berishën dhe të tjerët, shkak bojkoti i avokatëve

Gjykata e Posaçme shtyu për më 9 nëntor seancën gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë në dosjen “Partizani”. 

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Pavarësisht mungesës së tyre, gjykata nuk vendosi gjoba ndaj avokatëve.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzën penale për veprën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK pretendon se Berisha ka përdorur pushtetin e tij për të favorizuar procedurat e privatizimit, nga të cilat ka përfituar familja e tij.

Burimi:botasot.info