Formula 1 do ta zgjerojë kalendarin dhe Arabia Saudite është e hapur të marrë përsipër më shumë gara.
Formula 1 do të ketë më shumë gara në kalendar viteve të ardhshme dhe dy prej tyre mund të jenë në Arabi.
Duke folur për mundësinë që Arabia të organizojë dy gara, Prince Abdulazaiz nuk ka hedhur poshtë asgjë.
“Ne s’do të themi jo. Vërtet shohim përfitime në të pasurit këto evente për mbretërinë, dhe kjo është pse po investojmë kaq shumë”, ka thënë Abdulaziz.
“Ndoshta ju fokusoheni më shumë në sport, por po bëjmë kështu edhe në kulturë. Ne sigurisht mund t’i zhvillojmë dy gara qysh tani. Por, mendoj se kjo është diçka që duhet ta diskutojmë me F1 dhe ta shohim se si shkon. Por, definitivisht, do të doja ta kisha atë mundësi”, shtoi tutje ai.
Mbetet të shihet nëse Formula 1 do t’ia jap mundësinë Arabisë Saudite për organizimin e dy vikendeve në F1.