GazetaMax
Lajme

Arben Fetai: Likova sonte i tha qartë Erkan Arifit dhe BDI-së, boll më

Njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai pas tubimit të mbajtur sonte në Likovë, shkroi në rrjetet sociale se banorët e kësaj komune folën qartë dhe me një zë se do të votojnë për Nexhmedin Sadikun.

“Sonte, Likova ime foli. Foli pa frikë, i tha qartë Erkan Arifit dhe BDI-së: Boll më. Ata që për vite e lanë në terr, pa ujë, pa rrugë dhe pa shpresë, sot e dëgjuan ushtimën e popullit që nuk pranon më të mashtrohet”, thekson Fetai.

Likova nuk është e tyre, shtoi tutje Fetai, “Likova është e njerëzve që punojnë, që vuajnë dhe që besojnë”.

“Sonte ajo i tha Erkanit dhe Aliut, s’keni çka kërkoni më këtu! Më 19 tetor Likova do të marrë frymë dhe me Një zë do të votojë për profesor Nexhmedin Sadikun dhe Lirim Jasharin”, ka thënë Fetai.