Ndonëse Dinamo e Zagrebit pësoi një humbje 1-3 ndaj Genk-ut në ndeshjen e parë të fazës “Play-off” në Europa League, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka shkëlqyer me performancën e tij individuale.
Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga portali i njohur i statistikave, “Sofascore”, që e ka përfshirë 27-vjeçarin në formacionin më të mirë të javës në këtë kompeticion.
Hoxha u vlerësua me notën 8.4, duke qenë një nga lojtarët me vlerësimin më të lartë për këtë raund. Ai është rreshtuar në këtë 11-she me lojtarë të njohur si Iago Aspas i Celta Vigo-s dhe talentin e Stuttgart, El Khannouss.
Ky vlerësim vjen si dëshmi e formës në rritje të sulmuesit anësor, i cili po konfirmohet si një pikë kyçe për kroatët.
