Sunday, April 19, 2026

Lajmi në kohë reale

Fino: Korridori VIII, ndërlidhje strategjike për infrastrukturën, ekonominë dhe sigurinë

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, mori pjesë në Forumin Ekonomik ku këtë javë pati privilegjin të moderojë Panelin III, me temë “Rëndësia Gjeopolitike e Korridorit VIII”.

Në fjalën e saj, Fino theksoi se Korridori VIII duhet parë përtej dimensionit të thjeshtë infrastrukturor, si një arterie e mirëfilltë gjeostrategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Sipas saj, kjo hapësirë përfaqëson një nyje ku ndërthuren interesat ekonomike, arkitektura e sigurisë dhe dinamika gjeopolitike e rajonit.

Ajo nënvizoi se përmes harmonizimit të standardeve, përshpejtimit të koordinimit ndërkufitar dhe forcimit të ndërveprimit mes Aleatëve, projekti konsolidon rolin e Europës Juglindore në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë. Në këtë kuadër, Shqipëria pozicionohet si një portë strategjike në Adriatik, duke rritur peshën e saj në zhvillimet rajonale dhe më gjerë.

“Korridori VIII nuk është thjesht një linjë transporti, por një platformë për qëndrueshmëri, mobilitet dhe integrim rajonal”, u shpreh Fino, duke theksuar rëndësinë e investimeve të qëndrueshme dhe bashkëpunimit të thelluar mes vendeve të rajonit.

https://www.facebook.com/share/p/1KkzkCttWJ/

Latest Posts

Mos e humb lajmin