GazetaMax
Sport

Ardian Krasniqi kampion bote/ Maksutaj: Mbështes çdo shqiptar të suksesshëm, kam hapur rrugën që në vitet e ’90

Azem Maksutaj si kampion botëror vazhdon të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që dëshirojnë të meren me boks dhe kickboks si dhe sportet tjera të rënda.

Njejtë si me ata fillestarë dhe me të tjerë të dëshmuar, Maksutaj mbështet dhe kampionin Ardidan Krasniqi nipin e Luan Krasniqit.

Unë jam duke i mbështetur shumë shqiptar anë e mbanë botës. Jam një shtytës i madh sepse kam filluar që në vitet e 90-ta si kampion bote duke hapur rrugën shumë shqiptarëve thotë Maksutaj.

Ndryshe, Ardian Krasniqi e nokautoi Diego Ramirezin dhe mbeti i pamposhtur. Triumfoi ndaj boksierit nga Argjentina. Nipi i Luanit fitoi me nokaut në raundin e 4-të. Diego Ramirez nuk i përballoi goditjeve të Krasniqit dhe u gjend i dorëzuar, ndërsa Ardian Krasniqi me këtë fitore i hap rrugë vetës që të boksojë për titujt e kampionit të Botës. Ky meç u mbajt në Stuttgart të Gjermanisë, dhe u zhvillua në kuadër të peshave gjysmë të rënda të “WBO International”.

Related posts

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq realizoi takim me ministrin e Sigurisë të Bosnjë e Hercegovinës, Neshiq

Gazeta Max

Real Madridi gjen zëvëndësuesin e Tibo Kurtua-s tek ekipi anglez në Premier Ligë

Gazeta Max

Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën iku Grubi

Gazeta Max