GazetaMax
Kuriozitete

Aro Muric kushton 4 milionë funte

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric pritet të ndërrojë skuadër.
Aro ka luajtur vitet e fundit në huazim larg Manchester City. Këta të fundit duan që këtë merkato ta shesin përfundimisht kartonin e kosovarit.
Interesim për portierin ka nga disa skuadra, por City ka bërë të qarta dy qëndrime.
City kërkojnë 4 milionë funte për të lëshuar kartonin e gardianit, Aro Muric.
Po ashtu, ‘Citizens’ nuk pranojnë assesi që lojtari të largohet në formë huazimi.
Për transferimin e Aro Muric për 4 milionë funte po punon skuadra e Burnley, e cila pritet të finalizojë marrëveshjen për 23 vjeçarin.

Related posts

Bayern Munchen vjen me dy transferime të mëdha

Gazeta Max

Milan bën ofertë zyrtare për yllin që po bën namin në futbollin italian

Gazeta Max

Vojvoda të Milan, vjen lajmi i fundit nga Torino

Gazeta Max