GazetaMax
Lajme

Arrestohet mjeku psikiatër nga Kosova, përndiqte moderatoren 28 vjeçare nga Shqipëria

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas burimeve nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Related posts

Rrëshqitja e dheut në rrugën Rosoman-Prilep, parashihet ndërprerje e komunikacionit për rreth gjashtë orë

Gazeta Max

Gjysëm vjetori i dytë do fillojë më 23 Janar

Gazeta Max

Pendarovski: Besimi i qytetarëve tek shteti, është besim në institucionet e tij

Gazeta Max