GazetaMax
Lajme

Arrestohet një person, kalonte naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë

Dibër, 30 Shtator – Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë personin me inicialet A. B., 40 vjeç, si dhe ka proceduar penalisht personin me inicialet F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. Këta persona akuzohen se kanë marrë naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut për ta shitur në Shqipëri.

Gjatë kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personi me inicialet F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

MSH: Është përgatitur plan për racionalizimin e shpenzimeve në institucionet shëndetësore

Gazeta Max

Kërcënime me bomba edhe në Stacionin Hekurudhor

Gazeta Max

LSM: Mënyrat kryesore për të dalë nga kriza janë në kurriz të punëtorëve, kjo nuk pranohet

Gazeta Max