GazetaMax
Kuriozitete

Arrihet marrëveshja mes Man United dhe Barcelonës për Frenkie de Jong

Manchester United dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për kartonin e Frenkie de Jong.
Skuadra katalane do të pranojë një ofertë të Man United prej 75 milionë eurove + 10 milionë të tjera si bonuse.
‘Djajtë e Kuq’ tash e disa javë janë duke punuar për një transferim të holandezit në ‘Old Trafford’.
Megjithatë, dëshira e Frenkie de Jong mbetet ajo për të vazhduar karrierën me Barcelonën.
Dy skuadrat kanë marrëveshje mes vete, por United po ngecin në një marrëveshje personale me lojtarin.
Mbetet të shihet nëse Frenkie de Jong do të ndryshojë mendje sa i përket kalimit tek United, ose më saktë, rreth largimit nga Barcelona, pasi problemi i tij nuk qëndron me skuadrën e United, por me ëndrrën për Barcën.

Related posts

Tetë ndeshjet e fundit të rrethit të katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve: Vëmendja në “Camp Nou”

Gazeta Max

Bernardo Silva, objektivi i Barçës për vitin 2023

Gazeta Max

Joaquin zbulon se çfarë i tha mbreti i Spanjës teksa mori trofeun e Kupës së Mbretit

Gazeta Max