GazetaMax
Lajme

Arsovska do të paditet nga ish sekretari i saj

Shkup, 14 Shtator – Ish-sekretari i Qytetit të Shkupit Gjoko Vellkovski i cili u shkarkua dy ditë më parë, paralajmëron se do ta padisë kryetaren Danella Arsovska për shpifje, pas deklaratës së saj se edhe ai ka marrë pjesë në kurdisjen e tenderit për Stacionin pastrues në Shkup. Para se të parashtrojë padinë, Vellkovski i ka dhënë afat prej 48 orëve kryetares Arsovska që ajo ti kërkojë falje.

“Bëhet fjalë për deklaratë shpifëse e cila e prishi nderin tim. Andaj duke marrë parasysh dispozitat 13 dhe 14 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe ofendim kërkoj nga Arsovska që ta tërheq deklaratën dhe të kërkojë falje për të pavërtetat që i ka shpërndarë”, ka shkruar ish sekretari i qytetit të Shkupit Gjoko Vellkovski në rrjetet sociale.

Related posts

ATU ka hapur fri-shop të ri në Aeroportin në Shkup

Gazeta Max

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” pëson rënie prej 20 vendeve në rang listën e universiteteve më të mirë në botë

Gazeta Max

Zaev: Përmes Fondacionit, mbështes të gjithë ata që ngrenë zërin dhe kontribojnë në shoqëri

Gazeta Max