GazetaMax
Lajme

Arsovska: Nevojitet heqja urgjente e materialeve të dëmshme në Treskë për të parandaluar një katastrofë të mundshme

Shkup, 18 prill – Nëse ka autorë të mundshëm, të njëjtit duhet të dënohen. Nëse vërtetohet se ky zjarr është ndezur me qëllim, duhen marrë sanksionet më të rrepta për të parandaluar një fenomen të tillë. Në rrezik nuk kanë qenë vetëm zjarrfikësit që kanë ndërhyrë, por edhe banesat përreth që ndaheshin vetëm nga një mur nga zjarri. Në vendngjarje, jo vetëm që ka pasur disa lëndë djegëse në magazina, ka edhe një rezervuar me kapacitet 20 mijë litra naftë dhe është një rrezik i madh dhe vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Edhe nëse ka vetëm një person të cilit i rrezikohet jeta, duhet të parandalohet, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Arsovska në paraqitjen e sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5, tha se sot në qytet është mbajtur mbledhja e shtabit të krizës në Shkup për të diskutuar për krijimin e një strategjie që do të parandalojë fatkeqësitë e ardhshme. Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente që të marrin gjithçka në kompetencë të tyre, por edhe organeve qendrore në aksion të përbashkët me qytetin.

“Duhet të fillohen kontrollet për të ditur saktësisht se ku ka depo dhe cisterna të tilla dhe çfarë mund të rrezikojë jetën e banorëve të Shkupit. Besoj se duhet të ndërmerren veprime sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar fatkeqësi të tilla në të ardhmen. Zjarrfikësit tanë kanë arritur ta lokalizojnë shpejt zjarrin, kur kanë ndërhyrë kanë konstatuar se ka një cisternë me derivate të naftës, andaj fillimisht kanë vepruar për ndalimin e zjarrit pikërisht në anën ku ndodhet cisterna”, shtoi Arsovska.

Related posts

Vuçiq në hall, nuk siguron lëvizjen e avionit për aterimin e Lavrovit në Beograd

Gazetamax.mk

Angeloski për “Politika”: “Ballkani i Hapur” është një mundësi për rritje ekonomike të rajonit

Gazetamax.mk

Në “Tabanoc” për dalje nga shteti pritet rreth një orë

Gazetamax.mk