GazetaMax
Ballina

Artisti shqiptar talenti i dyfishtë këtë herë thotë “Habibi”

Nuk është emër i panjohur sidomos në botën e aktrimit, por një tjetër pasion e ka nxjerr në pah e si duket po i ecën mjaft mirë atë të muzikës. E kemi fjalën për super talentin Labinot Ramadani që ndryshe njihet si Lab në muzikë e ku sapo ka publikur një këngë mjaft të bukur në bashkëpunim me një artist të ri nga Turqia që quhet Serkan. Projekti që po dëgjohet shumë quhet “Habibi” dhe ka një super video publikuar në ditën e parë të korrikut e ku mund ta dëgjoni në linkun më poshtë. Labinoti jeton në Gjenevë të Zvicrës por me origjinë është nga Ferizaj por siç ai na tregon në mes aktrimit dhe muzikës nuk mund të bëjë një zgjedhje pasi i mban në shpirt të dyja këto pasione njëra i jep adrenalinë e tjetra emocion që se përshkruan dot e që duke punuar për të dyja e formojnë atë si artist. Labi jep shpirtin e tij edhe kur aktron dhe kur këndon, ndërsa për këngën më të re ka marrë shumë komente pozitive qoftë nga shqiptarët, por dhe nga nacionalitete të huaj, pra nga të gjithë duke mos i lejuar atij që të fokusohet vetëm për tregun shqiptar por shumë më gjerë e kudo. Por e ardhmja e artistit do të jetë e sigurt qoftë në aktrim dhe në muzikë, ndërsa për projektin e ri Labi ka falenderuar shumë aktorin e njohur që mori pjesë në projekt Sokol Martin Pepkolaj si dhe Luca Gargeone, si dhe pa harruar mikun e tij që ka bërë dhe tekstin e bashkëpunuar për këtë këngë Bleron si dhe Artan Misini. Fiksoni mirë këtë talent me emrin Labinot Ramadani i cili sigurt do të shkëlqejë gjithmonë!.

Related posts

Adoleshentët po përjetojnë ankth dhe kjo mund të jetë arsyeja

Gazetamax.mk

Si zhvillohet fetusi gjatë muajve të shtatzënisë – Dr. Gordana Kiproska

Gazetamax.mk

Venat e zgjeruara “djegin” kur është vapë dhe ja si të shmangni përkeqësimin

Gazetamax.mk