GazetaMax
SPORT

Asensio te Milani? Zbulohet gjithçka

Asensio te Milani, shifrat e marrëveshjes së mundshme.
Milani ka hapur bisedimet paraprake me Real Madridin për Marco Asension dhe mediat italiane dhe spanjolle zbulojnë se sa do t’i kushtonte spanjolli kuqezinjve.
Asensio sheh se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023 dhe pothuajse çdo media italiane konfirmon bisedimet midis përfaqësuesve të tij dhe kuqezinjve. Agjentët e Asensios konfirmuan interesimin e Milanit dhe Arsenalit këtë javë.
Sipas Calciomercato.com, Sportmediaset dhe AS.com, Milani mund të përballojë pagën e tij aktuale prej 5 milionë euro në vit falë ‘dekretit të rritjes’ që do t’i lejonte ata të kursenin 50 për qind në pagën bruto të lojtarit.
Megjithatë, gazeta Tuttosport pretendon se lojtari do të kërkojë më shumë para, ndoshta rreth 7 milionë euro në sezon dhe mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të përballojnë aq shumë.
Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar dhe Paolo Maldini mund të mbështetet në raportin e tij të shkëlqyer me drejtorët e Real Madridit.
Sipas raportit, Los Blancos e vlerësojnë Asension rreth 25-30 milionë euro, por kuqezinjtë po negociojnë një tarifë më të ulët duke qenë se kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2023.
Mediumi Sportmediaset pretendon se Real Madridi i ka ofruar Asensios një kontratë të re, por lojtari nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij para përfundimit të sezonit.

Related posts

Lukaku te Milan? Vjen lajmi i papritur

e-max

Lojtarët e Real Madridit e duan aq shumë Eden Hazardin – ai duket që është pjesë e grupit, jo sikurse Gareth Bale që mungon në fesa

e-max

Juventus në aksion, synon transferimin e Luka Modriç

e-max