GazetaMax
SPORT

Lojtarët e Real Madridit e duan aq shumë Eden Hazardin – ai duket që është pjesë e grupit, jo sikurse Gareth Bale që mungon në fesa

Eden Hazard u trajtua si mbret nga shokët e tij të Real Madridit pasi doli në fushë për të festuar të mërkurën fitoren gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Rodrygo shënoi dy gola në kohën shtesë për ta çuar lojën në vazhdime përpara se penalltia e Karim Benzemas t’i jepte Real Madridit një fitore të përgjithshme me rezultat 6-5 dhe kalimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Liverpoolin.
Pasi ndeshja u mbyll, lojtarët e Madridit qëndruan në fushë për të festuar dhe Eden Hazard vendosi të ishte pjesë e festës pavarësisht se e humbi ndeshjen për shkak të lëndimit.

Reprezentuesi belg po e shikonte ndeshjen nga zona e drejtuesve të klubit, por u ndje i detyruar t’u bashkohej shokëve të tij të skuadrës në festë.
Ai edhe pse u ble mbi 100 milionë euro, nuk arriti të tregojë vetën, këtë më shumë shkaku i lëndimeve, por duket se ai është pjesë e grupit dhe pëlqehet nga të gjithë, sidomos lojtarët e rinj.
31-vjeçari ka vuajtur edhe këtë vit nga lëndimet, ku ka luajtur vetëm nëntë herë, por është e qartë se ai ndjehet pjesë e skuadrës dhe shokët e ekipit e duan.

Federico Valverde i dha një përqafim të madh Hazardit, përpara se anësori të shkonte te Rodrygo dhe Eduardo Camavinga.
Ata ndau po ashtu një përqafim me ta dhe kërcyen së bashku përpara se të shkonin drejt pjesës tjetër të skuadrës.
Hazard po ashtu kishte veshur një bluzë që shkruante ‘Shko për 14’.

Fansat kanë reaguar ndaj pamjeve dhe mendojnë se janë tepër të dobishme për grupin, duke treguar qartë se Hazard për dallim nga Gareth Bale e sheh ende vetën si pjesë të Real Madridin dhe iu gëzohet sukseseve.

Related posts

Liverpool – Villarreal, formacionet zyrtare

e-max

Ancelotti pritet të shkarkohet nëse nuk e fiton Kupën e Botës për Klube

e-max

Formacionet zyrtare: Gjilani – Drita

e-max