GazetaMax
SPORT

Juventus në aksion, synon transferimin e Luka Modriç

Modriq pranon oferta për transferim nga Juventusi dhe një skuadër tjetër
Luka Modriq thuhet se ka marrë ofertë nga Juventusi për t’ia bashkuar në verë, pasi t’i skadojë kontrata me Real Madridin.
Raportimet thonë se Juventus dhe një skuadër nga Katari kanë kontaktuar agjentin e mesfushorit, për ta informuar atë për dëshirën e tyre për ta pasur pjesë të ekipit.
Të dy klubet raportohet se janë të përgatitur për t’i ofruar Modriqit një kontratë dyvjeçare.
Megjithatë, pritet që kroati të mbetet në Madrid dhe të nënshkruajë një marrëveshje tjetër 12-mujore para fundit të sezonit.

36-vjeçari nënshkroi një zgjatje 12-mujore vitin e kaluar, e cila do të përfundojë në fund të sezonit, kështu që klubet e tjera janë të lira të flasin me të tani për një transferim të mundshëm të lirë.
Modriq mbetet një lojtar jetik për skuadrën, duke ritreguar cilësinë e tij me një asistim që shokoi botën e futbollit, për golin e Rodrygo që shpëtoi Realin kundër Chelseat në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Ne do t’i marrim gjërat vit pas viti dhe do të shohim se sa kohë ndihem mirë dhe mund të vazhdoj në këtë nivel”, tha Modriq pas fitores ndaj Chelseat.
Negociatat zyrtare pritet të fillojnë në të ardhmen e afërt, me të dyja palët shumë të qarta në dëshirat e tyre për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Related posts

Tuchel për Brojen: Ai është lojtari ynë dhe nuk kemi interes ta shesim

e-max

Man City gati të bëjnë lëvizjen për Leao – flitet për shumë të madhe parash

e-max

Real Madrid e dëshiron për trajner Jurgen Kloppin

e-max