GazetaMax
Lajme

Asfaltohen rrugët dhe rrugicat në Strellc të Epërm, premtimet po bëhen realitet

Në kuadër të projekteve infrastrukturore që po realizohen në çdo cep të komunës, po vijon asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, theksoi se premtimet po kthehen në vepra konkrete dhe se përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve është prioritet i pandalshëm i kësaj qeverisjeje lokale.

“Ndryshimi në Deçan është i dukshëm. Çdo ditë punohet në çdo fshat për të mirën e qytetarëve. Sot jemi të lumtur që po i bëjmë realitet zotimet tona të dhëna në fillim të mandatit, sepse motoja jonë ka qenë dhe mbetet: Flasim me punë!”, deklaroi Ramosaj.

Kryetari Ramosaj uron banorët e Strellcit të Epërm për investimin e ri, duke shtuar se projektet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera të komunës, si pjesë e vizionit për një infrastrukturë moderne dhe zhvillim të barabartë.

#FlasimMePunë #DeçaniNdryshon #BashkimRamosaj

https://www.facebook.com/share/p/1Ye9sX4kXL/

Related posts

Deputetët e VMRO-së vazhdojnë bllokadën, përplasje për pagat e deputetëve

Gazeta Max

Lufta në Ukrainë, Maqedonia e Veriut ndërmerr këtë veprim

Gazeta Max

Projekti i Shoqatës “Intuita” i mbështetur nga IFES zbulon mbi 15 deponi të egra në Bogovinë

Gazeta Max