GazetaMax
Lajme

ASH e Selës zgjedh Halid Matoshin shef të shtabit zgjedhor për Tetovën

Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën ka hapur sonte shtabin zgjedhor për komunën e Tetovës ku për shef shtabi ka zgjedhur Hliad Matoshin. Siç njoftojnë në faqen partiake në facebook, ASH me hapjen e këtij shtabi edhe zyrtarisht po i fillojnë aktivitetet përgatitore për fushatën e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Halid Matoshi do të drejtojë Shtabin Komunal të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, drejt fitores madhështore të Tetorit! Në prezencë të Kryetarit, Ziadin Sela dhe drejtuesve të tjerë të Kryesisë, dega e ASH në Tetovë hapi Shtabin Komunal me çka edhe zyrtarisht fillojnë aktvitetet përgaditore për fushatën e zgjedhjeve Lokale të 19 Tetorit.

Aleanca për Shqiptarët si në të gjitha vendbanimet e tjera ashtu edhe në Tetovë, për çdo ditë po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe dhe #Bashkë me koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim do të triumfojmë në betejën vendimtare për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve në përgjithësi dhe qytetarëve të çdo komune në veçanti.

Related posts

Kthyem 40 milionë euro borxh, rritëm pagat, policët morën pajisje, lëvdohet Spasovski!

Gazeta Max

Kompania shqiptare bën instalimin e rrjetit 5G në stadiumin e Hamburgut ku do të luhet kampionati europian

Gazeta Max

Xhaferi nuk komenton pakënaqësitë në BDI: Shumica në Parlament ka 64 deputetë

Gazeta Max