GazetaMax
Ballina

Ashpërsohen luftinet në lindje të Ukrainës

Luftime të ashpra në lindje të Ukrainës.
Në rajonin e Donbas në lindje të Ukrainës raportohet se ka pasur luftime të ashpra.
Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, i tha BBC’së se megjithëse situata në rajon është e vështirë, ushtria ukrainase vijon ta ruajë pozicionin kundër forcave ruse.
Ai tha se Ukraina ka zmbrapsur 6 sulme ruse në rajon në 24 orët e fundit dhe se bombardimet e vazhdueshme kanë shkaktuar shumë viktima.
Haidai po ashtu konfirmoi se qyteti i Kreminës kishte rënë në duart e rusëve. Guvernatori tha se situata për njerëzit në të gjithë Luhansk është “kritike”.
Shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike, ujë dhe ushqim pasi infrastrukturat kryesore janë shkatërruar plotësisht.
Banorët e janë këshilluar të evakuohen në rajone më të sigurta dhe evakuime po kryhen çdo ditë.

Related posts

Ju prezantojmë Lil Grizzi, reperi në Angli që bën muzikë shqip

Gazeta Max

Për një jetë më të shëndetëshme!/ Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për mëngjes

Gazeta Max

Bora dhe Donald janë sërish bashkë? Ja çka po planifikojnë

Gazeta Max