GazetaMax
Lajme

Asnjë zgjidhje për transportuesit privat

Shkup, 26 Nëntor – Pas 32 viteve punë në rrugët e kryeqytetit qindra shoferëve transportues privat u ndërpritet kontrata e punës, një ndër ato është edhe z. Uzair Ahmeti. Z. Ahmeti si ndjeheni sot që nuk mund të qarkulloni dhe të vozitni qytetarët?

“Si mund të ndjehesh kur dikush ta merr bukën prej goje. Kjo është shumë e rëndë për neve, familjarisht është shumë e rëndë”, tha Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Ahmeti thotë se i ka 58 vjet, ndërsa shofer autobusi ka filluar të punojë në moshën 32 vjeçare, kur për herë të parë filluan linjat private të autobusëve në kryeqytet. Thotë se me dekada këtë punë e ka pasur ekzistencë të vetme për familjen.

“Për 32 vjet vetëm se me këtë punë merrem, pesë anëtar jemi në familje, por kur kemi qenë së bashku me vëllezërit kemi qenë afër 23 anëtarë, 23 anëtar kemi bë hidare me këtë, jemi mbajtur vetëm prej kësaj pune. Kemi pasur kohë edhe me vështirësi edhe me humbje kur kemi punuar vetëm për ta mbajtur linjën tonë që të mos ndërpritet puna dhe mos e humbim punën…”, shtoi Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Asnjëherë nuk e ka imagjinuar që pas tre dekadash punë, do të vijnë në situatë, kur tërësisht të injorohen nga një kryetare e Qytetit të Shkupit. Andaj ndjehet shumë i zhgënjyer nga kryetarja Danella Arsovska, e cila u kishte premtuar kushte shumë më të mira gjatë fushatës parazgjedhore.

“Para zgjedhjeve krejt na ka bërë det përpara, se krejt do të jetë shumë mirë, e na ka premtuar se do të na japë afër 20 mijë euro subvencione për një autobus, kilometrin do na bëjë një euro e gjysmë, sepse ne e kemi pasur 62, 63 denarë. Me rritjen e naftës e kemi pasur të na rrisë edhe çmimin e kilometrit, por sot nuk ka, premtimet e saj nuk vlejnë, çka kanë ata brenda ne nuk e dimë, por ne vuajmë nga ajo që na kanë ndërpre…”, shpreh Uzair Ahmeti, shofer autobusi.

Ai thotë se një autobus në ditë shpenzon mbi 12 mijë denarë vetëm naftë, përveç harxhimeve të tjera. Po ashtu shton se çdo investim për autobusët e bëjnë nga xhepi i tyre, madje duke iu përshtatur eurostandardeve, më shumë se 20 mijë euro ka blerë autobusin e fundit. Nga Ndërmarrja e Qytetit ka për të marrë rreth 10 mijë euro borxh. Shpreson se do të kthehen ditë e mira për 220 kolegët e tij.

“Shpresa ime, ne do të luftojmë deri në fund që ta kthej punën dhe të na kthej të hollat që ne të kemi mundësi të punojmë me këtë punë… ta vazhdojmë prapë dhe të punojmë siç kemi punuar 32 vjet…”, shtoi ai.

Related posts

Drejtori Havziju shtron Iftar për të burgosurit në burgun e Tetovës

Gazetamax.mk

Siguria kibernetike, element kyç në mbrojtjen e secilit shtet

Gazetamax.mk

Sot mbahet testimi i dytë për maturën shtetërore

Gazetamax.mk