GazetaMax
Uncategorized

Aston Martin Vantage vjen i blinduar

Klientët e pasur tashmë kanë në dispozicion edhe një Aston Martin Vantage sportiv antiplumb, për të cilin është kujdesur kompania AddArmor. Niveli i mbrojtjes është “B4” dhe mund të ndalojë plumbat e pistoletës magnum. Kompania ka përdorur 204 kilogramë kevlar, që është fibër sintetike e fortë dhe rezistente edhe ndaj nxehtësisë. Për mbrojtje është përdorur edhe çeliku rezistent ndaj shpërthimit që mbron çatinë dhe rezervuarin e karburantit. Vantage i blinduar gjithashtu ka xhama antiplumb.

Në rast se tentoni të hapni derën në përpjekje për të nxjerrë dikë nga kjo veturë, duhet të kini parasysh se AddArmor ka shtuar funksionin e “goditjes elektrike” në dorëzat e dyerve. Për më tepër, paketa përfshin goma “run-flat” që mundësojnë edhe disa kilometra pasi të qëllohen me plumb. Vantage ka motor V8 me dy turbo, 4.0 litra dhe 375 kuaj fuqi. Është automatik dhe ka 8 shpejtësi. Çmimi i Aston Martin Vintage antiplumb nuk është bë i ditur.

Related posts

Musk dëshiron që Trump të kthehet në Twitter: Gabim ta hiqni atë

e-max

Mikroçipi me të cilin paguani vërtet me “para në dorë”

e-max

Në disa iPhone, nuk do mund të përdorni më WhatsApp

e-max

Leave a Comment