Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima të dhunës.
“…Për dallim nga netët e tjera sot ka ndryshuar, sot ka ndryshuar vetëm rruga që sot do ta bëjnë fillimisht te Qeveria e më pas edhe te institucionet e tjera, në të cilat do të kërkojnë drejtësi për Arlindën…”, tha Tahiri.
Protestuesit e lëshuan edhe audion e incizimit që u publikua në KlanKosova në emisionin MAT, ku dëgjohet Arlinda duke i kërkuar ndihmë togerit Faruk Muqolli.
Protesta po vazhdon akoma.
Burimi: botasot.info
