GazetaMax
LAJME

Austria hap dyert, kërkon punëtorë nga Maqedonia e Veriut, 24 mijë vende të lira

Vjenë, 39 Prill – Do të bëhet më e lehtë për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në Austri.

Qeveria e Austrisë ka kërkuar mënyra për ta bërë më të lehtë aksesin në tregun e punës për punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta, njofton albinfo.at.

Kjo do të thotë se njerëzit nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së ose të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ku përfshihet Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj., mund të kenë lehtësi për t’u punësuar në shtetin austriak.

Referuar statistikave, thuhet se aktualisht ka 24,000 vende të lira pune në Austri dhe ekspertët e biznesit thonë se duan që punëtorët e huaj të kualifikuar të kenë akses më të lehtë në tregun austriak të punës.

Related posts

Lajmet e rreme në shërbim të rritjes së ndikimit rus në rajon

e-max

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

e-max

Davidoviq: Nuk jemi të kënaqur me gjykimin për “Parcelat në Vodno” do ta apelojmë brenda afatit ligjor

e-max