GazetaMax
Lajme

Azeski: Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi formal, por jo edhe thelbësor me Qeverinë

Shkup, 30 janar – Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski sot, përmes video fjalimit në konferencën qeveritare “Vit i mundësive të reja”, porositi se biznesi është i kënaqur nga bashkëpunimi formal, porositi se biznesi është i kënaqur nga bashkëpunimi formal, por jo edhe nga ai thelbësor me Qeverinë.

Azeski edhe një herë tha se për zhvillim të shtetit komunikimi mes sektorit privat dhe institucionet është kyç.

Koha është, potencoi Azeski, të ndërpritet propozimi i ligjeve të rëndësishme ekonomike, të cilat vështirë miratohen në Kuvend për shkak të bllokadës së tij dhe në vend të kësaj, të miratohen këto zgjidhje ligjore, të cilat janë në sirtarë qeveritarë tani dhjetë vite, e janë prioritet për funksionimin e biznesit.

“Bashkëpunimi me Qeveirnë duhet të pësojë transformime në pjesën e respektimit të kërkesave tona, të cilat vijnë nga sektori real dhe pa hamendje pohoj se janë në interes edhe të biznesit edhe të shtetit”, tha Azeski.

Ai i përsëriti kërkesat të cilat Oda i parashtron kohë të gjatë.

“Kërkojmë gatishmëri më të madhe të sektorit publik, të Qeverisë, lidhur me sundimin e së drejtës dhe respektimin e ligjshmërisë së tregut, posaçërisht në pjesët që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, pasi biznes bashkësia nga kjo pëson pasoja të caktuara. Kërkojmë edhe rritje të kuotave për import të fuqisë punëtore. Qëndrimi i jonë është identik si ai i Qeverisë, duhet të rriten kuotat, por të mbahet llogari edhe për interesat kombëtare, si dhe për interesat e biznesit. Koha është të ndërpritet propozimi i ligjeve të rëndësishme ekonomike, të cilat vështirë miratohen në Kuvend dhe kjo periudhë të shfyrtëzohet që të miratohen ligje që qëndrojnë në sirtarë dy, tre, pesë e madje edhe dhjetë vite, si ligji për holding, ndryshimi i nenit 218 nga ligji për përmbarim, ligji për shoqata aksionale, Iniciativa për ndryshim të Dispozitës për konfirmimin e pagës më të lartë dhe pensionit më të lartë në kushte kur paguajmë kontribute maksimale. Këto janë ligje thelbësore dhe duhet të kenë prioritet”, tha Azeski.

Ai përkujtoi edhe se Oda e miratoi Deklaratën për politika ekonomike dhe masa, e cila përputhet, siç tha, me Strategjinë kombëtare për zhvillim të Qeverisë këtë vit. Me këtë rast, paralajmëroi se do të bëhen përpjekje për harmonizimin e dy dokumenteve.

Related posts

Grubi: Edhe një detyrë u përmbush, gjuha shqipe në uniformat e policisë!

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Në përqindjen më të madhe jemi harmonizuar me ASH

Gazetamax.mk

Aksidentohet autobusi që transportonte refugjatët ukrainas

Gazetamax.mk