GazetaMax
Lajme

Ballkani Perëndimor të hënën në agjendën e ministrave të jashtëm të BE-së

Shkup, 11 nëntor – Këshilli i ministrive të punëve të jashtme të BE-së të hënën do të bisedojë për situatën në Ballkanin Perëndimor, me fokus në dialogun Prishtinë,-Beograd raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Sot në Paris, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Pritet që në orët në vijim shërbimi diplomatik i BE-së të njoftojë se cilat janë porositë që ai u ka përcjellë dy liderëve.

Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë përshkallëzuar javët e fundit për shkak të vendimit për ndryshimin e targave të serbëve në Kosovë. Ndërkohë përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës, ndërsa Prishtina refuzon të respektojë dhe zbatojë vendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë përshkallëzimin mes Kosovës dhe Serbisë që ka shkaktuar shqetësim në BE. Komisioni Evropian kërkoi një përshkallëzim të menjëhershëm dhe paralajmëroi se një shpërthim i ri tensionesh do të kërcënonte të gjithë rajonin.

Përveç Kosovës dhe Serbisë ka shqetësime edhe për bllokimin kushtetues në Mal të Zi si dhe tensionet politike në Bosnjë e Hercegovinë.

Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Evropian do ta inkurajojë vendin që të “zbatojë vendimet e nevojshme” për të marrë dritë jeshile, për mbajtjen e konferencës së parë të vërtetë ndërqeveritare dhe për të hapur kapitujt e negociatave me BE-në, deklaroi sot për MIA-në një burim i lartë diplomatik nga BE-ja.

Ato vendime janë ndryshimet në Kushtetutë për përfshirjen e bullgarëve si popull përbërës.

Siç theksojnë diplomatët në BE, vetëm duke marrë vendimet e nevojshme, vendet anëtare të BE-së do të mund të japin dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në.

Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Takimi i së hënës do të jetë një përgatitje për këtë takim lidershipi, porositën diplomatët e BE-së.

Përveç Ballkanit Perëndimor, të hënën ministrat pjesën më të madhe të diskutimit do t’ia kushtojnë situatës në Ukrainë dhe agresionit rus, veçanërisht pas tërheqjes së trupave ruse nga Hersoni. Diplomatët e BE-së raportojnë se “Ukraina mbetet e kujdesshme” pavarësisht kësaj fitore, por që është e qartë se Putini sërish është mposhtur në fushëbetejë.

Do të diskutohet gjithashtu edhe mbështetja e mëtejshme për Ukrainën dhe mënyrat për t’u përballur me krizën globale që rezulton nga kjo luftë.

Krerët e diplomacisë së BE-së të hënën do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me lideren e opozitës bjelloruse, Svitlana Tihanovskaja

Related posts

Punëtorëve shëndetësor do ju rriten pagat për 2.000 denarë

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti në Top Story: Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni

Gazetamax.mk

MPPS: SASHK-u i mashtron grevistët dhe i vë interesat personale para interesave të fëmijëve

Gazetamax.mk