GazetaMax
LAJME

Për fundjavë pritet të bie shi, nëpër male edhe borë

Shkup, 11 nëntor – Gjatë fundjavës parashikohet mot pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale. Në zonat malore, sidomos në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në viset më të larta malore dëborë të përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here më efortë nga drejtimi verilindor.

Siç njofton DPHM-ja, në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë gjashtë, ndërsa ajo maksimale 12 gradë.

Të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos paradite. Në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 7, kurse temperatura maksimale prej 10 deri në 17 gradë.

Nga e diela do të mbizotërojë mot stabil me mjegull në lugina.

Related posts

Pensionistët të pa kënaqur me rritjen e pensioneve

e-max

Prej sot mund të aplikoni për subvencione për klima inverter

e-max

Kompanitë kërkojnë thjeshtësim të procesit për vendosjen e fotovoltaikëve

e-max