GazetaMax
Lajme

BPMV do të frenojë rritjen e çmimeve të banesave! Sllaveski: Rritja e çmimeve të banesave është shkak për shqetësim

Banka Popullore nuk është e shqetësuar për rritjen e inflacionit. Guvernatori Trajko Sllaveski vlerëson se është e karakterit sezonal dhe pret stabilizim. Nëse kjo nuk ndodh, Banka Popullore do të ndërmarrë masa. Megjithatë, ai është i shqetësuar për spekulimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Sllaveski paralajmëron masa në koordinim me institucionet e tjera për frenimin e rritjes së çmimeve të banesave, por nuk zbulon se për çfarë masash bëhet fjalë. Çmimet e banesave në vend, si në tremujorin e parë ashtu edhe në të dytin të këtij viti, janë rritur për rreth 20 për qind.

“Do të donim t’i drejtojmë aktivitetet tona drejt një dallimi të qartë midis kreditimit të banesave apo objekteve për banim që janë të destinuara për të jetuar, sidomos për të rinjtë, dhe kreditimit të pasurive të paluajtshme që përfaqësojnë investim ose në disa raste edhe spekulim me pritshmëri për rritje të mëtejshme të çmimeve. Sepse jemi të vetëdijshëm se në momentin kur banesa apo shtëpia, në vend që të jetë vendbanim, bëhet objekt spekulimi, mund të lindin probleme serioze shoqërore dhe ekonomike”, tha Sllaveski.

Related posts

Përparim i UCM-së në rang listën e SCIMAGO në vitin 2022

Gazeta Max

Blerim Latifi numëron ushtarët e UÇK-së zonë për zonë, i dalin “13 mijë e diçka”

Gazeta Max

Në cilat raste mund të shkarkohet një kryetar komune?

Gazeta Max