GazetaMax
Lajme

Banorët e Nerovës dhe mësimdhënësit falënderuan Qeverinë dhe VLEN-in për zgjidhjen e çështjes së shkollës

Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeten Merita Koxhaxhiku dhe Valbona Adili Emini, vizituan sot fshatin Nerovë të Krushevës. Me këtë rast, ata u pritën përzemërsisht nga banorët dhe stafi arsimor i këtij vendbanimi, të cilëve u përcollën lajmin për vendimin e Qeverisë që zgjidh përfundimisht çështjen e objektit të shkollës fillore në këtë vendbanim.

Në deklaratën për media, zëvendësministri Aliu theksoi se, sipas vendimit të miratuar më 1 korrik, prona që deri më tani ka qenë burim mosmarrëveshjeje, tashmë i është kaluar në pronësi shkollës dhe Komunës së Krushevës.

“Ky është një fillim i mbarë për zgjidhjen e problemit të shkollës së fshatit Nerovë. U pritëm nga mësimdhënësit, nga banorët e këtij fshati dhe me to ndamë këtë arritje të VLEN-it për nxënësit e shkollës së fshatit Nerovë. Uroj që kjo punë dhe ky ogur i mbarë do të vazhdoj edhe më tutje deri në përmbylljen me sukses që nxënësit të vazhdojnë mësimin në objektin e ri shkollor”, deklaroi Aliu.

Nga ana e tyre, banorët shprehën mirënjohje për angazhimin institucional në zgjidhjen e kësaj problematike, duke theksuar se bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe autoritetet përgjegjëse do të vazhdojë në funksion të përparimit të arsimit shqip në këtë rajon.

Related posts

Marina Fara në arrest shtëpie

Gazeta Max

Kovaçevski online me Vuçiqin dhe Ramën: Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur në Qershor në Ohër

Gazeta Max

Stoilkoviq: Protestat në Serbi bëhen për destabilizimin e shtetit, për dëbimin e serbëve nga Kosova

Gazeta Max