GazetaMax
Ballina Lajme

Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë

Vizbegu, një nga lagjet më të mëdha të komunës së Butelit, sot është një shembull i angazhimit dhe punës së mirë të kryetarit të komunës, Darko Kostovski. Banorët shqiptarë të kësaj lagjeje thonë se janë të kënaqur dhe e vlerësojnë fjalën e dhënë dhe angazhimin e Kostovskit për të realizuar premtimet e tij, ndryshe nga dy partitë e mëparshme që ishin pjesë e pushtetit, BDI dhe LSDM.

Gjatë qëndrimit të tij në mes banorëve shqiptar të Vizbegut, kryetari Kostovski theksoi se “fjala e dhënë ka peshë sa malet” dhe se angazhimet e tij janë realitet, jo thjesht premtime boshe. Ai u shpreh se, disa muaj më parë, kishte premtuar ndërtimin e rrugës që çon deri tek hyrja e Shkollës Fillore “Vizbeg” dhe këtë angazhim po e realizon si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të tij për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj lagjeje.

Sipas tij, pavarësisht faktit që BDI dhe LSDM, për shumë vite, kishin udhëhequr pushtetin qendror dhe lokal, ato nuk kishin realizuar asnjë investim të dukshëm për Vizbegun. Banorët, siç tha Kostovski, janë të kënaqur që tashmë kanë një kryetar që mban fjalën e tij dhe që realizon projekte konkrete për përmirësimin e jetës së përditshme.

“Fytyrat e kënaqura në Vizbeg janë vula e punës së mirë të bërë! Fjala e dhënë ka peshë sa mali! Sot isha në Vizbeg, para një periudhe kam hënë fjalë që do ta bëj rrugën që shpie deri tek hyrja e Shkollës Fillore “VIZBEG” që u ndërtua gjatë kohës që unë jam kryetar komune dhe fjala e dhënë u respektua. Sot, bashkë me banorët e kënaqur të lagjes Vizbeg, axhën Rahman, Neshatin, Aliun dhe të tjerë, u dakorduam edhe për disa prioritete të reja e të rëndësishme. Fjala e dhënë duhet të mbahet. Duhet të theksoj se BDI dhe LSDM për 20 vjet me radhë, edhe pse ishin pjesë e pushtetit qendror dhe lokal, nuk vunë të paktën as edhe një gur mbi gur në këtë lagje, prandaj banorët janë dukshëm të kënaqur kur dikush nuk i gënjen, kur dikush qëndron fort pas fjalës së tij! Zhvillim i barabartë për tërë komunën e Butelit, një komunë moderne e Butelit!” ka shkruar Kosotovski në profilin e tij zyrtar në facebook.

Banorët e Vizbegut që kishin dalë për ta pritur kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski para kamerave thanë se angazhimi i kryetarit me qëllim zhvillimin e barabartë dhe modernizimin e komunës së Butelit është një hap i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht kombësisë.

Në fund të kësaj vizite, Kostovski banorëve të Vizbegut u tha se puna do të vazhdojë, me përkushtim dhe me transparencë, për t’u siguruar që çdo banor i komunës së Butelit të ketë mundësi për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.

Related posts

Test: A jeni emocional apo i “ftohtë”

Gazetamax.mk

Petrovska: Fuqia e një shteti shihet në atë se çfarë miq ka

Gazetamax.mk

Kapet në flagrancë një hajdut në Kumanovë

Gazetamax.mk